Ceremonia e “Topit të Artë”, ja momenti kur futbollistja shqiptare mbërrin në tapetin e kuq

Ka nisur para pak çastesh zyrtarisht ceremonia e "Topit të Artë" për vitin 2019.Në Paris, do të zgjidhet futbollisti dhe futbollistja më e mirë në botë.

Interesant është fakti se finaliste për futbollisten femër është edhe vajza me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.

Ajo përfaqëson Suedinë, por origjina e saj është shqiptare. Asllani ishte ndër të parat që mbërriti në tapetin e kuq të Parisit.