Drithërima në Shkodër, Vllaznia regjistron fitoren e parë në Ballkanligë

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka regjistruar fitoren e parë në Ballkanligë. Ekipi shkodran ka mposhtur me rezultatin e ngushtë, 73-68 Rahovecin, duke regjistruar kështu triumfin e parë në grupi.

Dominimi i kuqebluve ka qënë i dukshëm gjatë gjithë kohës, në përjashtim të dy periodave të fundit, të humbur me 2 dhe 3 pikë diferencë. Gjithsesi, epërsia në dy periodat e para, 20-12 në të parën dhe 19-17 në të dytën i dhanë fitoren shkodranëve. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 4 pikëve, aq sa Peja dhe Bultex që kanë edhe një takim tjetër për të zhvilluar.