Mourinho e nis nga merkato, kërkon yllin e Realit te Tottenham

Jose Mourinho është tashmë trajner i Tottenham Hotspur. Portugezi u zyrtarizua sot në krye të klubit londinez, ndërkohë që kanë nisur mënjeherë zërat rreth merkatos.

"Special One" shihet si njeriu ideal për të kthyer dinjitetin te nënkampionët e Europës dhe puna e tij nis nga përforcimet. Emra të shumtë besohet të jenë në listën e Mourinho, ndër të tjera edhe ai i Gareth Bale. Sulmuesi i Realit të Madridit ka dalë jashtë planeve të Zinedine Zidane, që shpreson ta largojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Tottenham duket më e interesuar tashmë, me Mourinho që e njeh mjaft mirë aftësinë e Bale dhe do të tentoj të bëj çmos për ta rikthyer sërish aty ku u bë i njohur, në "Tottenham Hotspur Stadium".

Shifrat për blerjen e tij nuk dihen ende, por besohet se Reali nuk do të heq dorë nga Mister "100 milionëshi" për më pak se 80 milionë euro.